MATERNITETI I GJIROKASTRES,ME PAK LINDJE SE VITIN E KALUAR

Në periudhën janar-gusht të këtij viti janë regjistruar 225 lindje pranë maternitetit të qytetit të Gjirokastrës “Mitro Çuçi”.Në krahasim me një vit më parë ka shënuar një rënie të vogël me 36 lindje më pak. Specialisti i statistikave pranë këtij institucioni Andrea Çobi ka pohuar se këtë vit është rritur interesimi i pacienteve për të sjellë fëmijët e tyre në jetë me anë të operacionit çezarian.Ky maternitet mirëpret të gjitha pacientet jo vetëm nga Gjirokastra por dhe nga zonat e tjera të qarkut tonë.