PAS SKANDALIT TE EMISIONIT STOP NE GJIMNAZIN E LIBOHOVES,PROKURORIA NISI HETIMET PER 8 MESUESIT

Pas skandalit të publikuar në emisionin “Stop”, ku nxënësi Redjon Kenaci edhe pse ndodhej jashtë shtetit, nuk merrte mungesa, madje edhe rezultate pozitive ka nisur ndaj mësuesve.Për këtë çështje në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër janë referuar materialet për shtetasit Roland Cano, Medi Metaj, Loreta Telo, Manjola Merdanaj, Alma Kanani, Erena Çobani dhe Yllka Xhelili.Roland Cano,mësues që prej 2010-ës në gjimnazin “11 Shkurti” në Libohovë, denoncoi drejtorin e shkollës, i cili sipas tij ka manipuluar rezultatet e vlerësimit. Veç kësaj Rolandi tregoi se të gjithë mësuesit e kësaj shkolle, vlerësuan me nota një nxënësin  klasës së 12-të. Drejtori dhe mësuesja kujdestare e  pranuan që e kanë bërë këtë shkelje.Ndërsa drejtoresha e ZA-së Dropull-Libohovë,Albana Hasanaj thotë se do të ngrihet komision vlerësimi për mësues Rolandin.