PREJ DISA ORESH GJIROKASTRA PA ENERGJI ELEKTRIKE,SHKAK PUNIMET NE NENSTACIONIN E RI ELEKTRIK

Prej disa orësh qyteti i Gjirokastrës ka mbetur pa energji elektrike si pasojë e disa punimeve që po kryhen në nënstacionin e ri nga punonjësit e drejtorisë së përgjithshme të OSHEE-s.Ndërkohë që nga institucioni i OSHEE Rajoni Gjirokastër nuk ka nxjerr informacione paraprake duke lënë qytetarët të papërgatitur duke mos marrë masat e nevojshme.Ata të cilët preken akoma dhe më shumë janë bizneset të cilët operojnë në pjesën qëndrore të qytetit duke pësuar dëme të konsiderueshme ekonomike.