SHENDETESIA FALAS,MIT APO REALITET?

“Shëndetësia falas mit apo realitet” ishte tema e ditës së sotme e emisionit mirëmëngjes ku ka pasur reagime pa fund nga qytetarët.Kamera e ALPO TV është ndalur dhe në bulevardin e lagjes 18 Shtatori ku ka zhvilluar një anketë me banorët ku pohuan se kjo shëndetësi nuk ekziston,ilaçet janë me çmime shumë të larta dhe korrupsioni te mjekët vazhdon ende duke i detyruar qytetarët tu japin para atyre për çdo shërbim qoftë operacion ose një vizitë rutinë.Shqipëria renditet e fundit në Europë dhe rajon për shpenzimet publike që akordon për sektorin e shëndetësisë në raport me PBB-në, madje më një diferencë shumë të thellë në raport me mesataren e vendeve të BE-së dhe dy herë më pak se Rajoni.