ZHVILLOHET EVENTI KULT ART NE GJIROKASTER NE KUADER TE DITES KOMBETARE TE TRASHEGIMISE KULTURORE

Gjate kesaj fundjave Bashkia Gjirokastër në bashkëpunim me shoqaten TID Gjirokastra organizoi eventin “Kult Art” në Pazarin e Gjirokastrës me rastin e 29 Shtatorit ditës kombëtare të trashëgimisë kulturore. Rreth 70 artizanë,25 prodhues lokalë si dhe shumë muzikantë morën pjesë në këtë aktivitet ku promovuan gatime,produkte tradicionale si dhe asete artizanati nga zona të ndryshme të vendit si dhe nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut. Ata u shprehen për kameran e ALPO TV se është rritur ndjeshëm interesimi për prodhimet që ekspozojnë si nga turistët dhe nga banorët vendas.Pasditen e djeshme në kuadër të këtij aktiviteti u zhvilluan ekspozita fotografie,librash dhe pikturash me motive nga Gjirokastra. Orët e mbremjes eventi në fjalë u shoqërua nën tingujt e muzikës tradicionale dhe asaj moderne.